Mahmood & Blanco fitojnë festivalin e 72-të të Sanremos me këngën “Brividi”. Dyshja përfundoi kështu një udhëtim triumfal që i pa në krye të renditjes që në mbrëmjen e hershme.
Elisa u rendit e dyta me “O forse sei tu” dhe në vendin e tretë renditet Gianni Morandi me “Apri tutte le porte”. Çmimi i Kritikës “Mia Martini” iu dha Massimo Ranieri me “Lettera di là dal mare”.
Mahmood dhe Blanco mbërritën në Festivalin e Sanremos ndër më të preferuarit, por ndoshta askush nuk e priste një konsensus kaq unanim ndaj tyre.
Një valë e vërtetë dashurie për Mahmood dhe Blanco, të cilët triumfuan në renditje që në natën e parë.
Ata vendosën rekord që në 24 orët e para në Spotify duke u futur 10-shen e parë.
Për Alessandro Mahmood, 29 vjeç, kjo fitore ishte një konfirmim i qartë i talentit të tij.
Ndërsa Riccardo Fabbriconi (ky është emri i vërtetë i Blancos), 18 vjeç, u bë këngëtari më i ri mashkull që ka fituar ndonjëherë.
Blanco ka kënduar edhe “La song nostra”, “Notti in bianco” apo “You make me crazy”.
Mbrëmja finale e Sanremos 2022 u hap me Himnin e Mamelit të luajtur nga grupi i Guardia di Finanza, i cili më pas ia lë skenën notave të marshimit Armi e Brio.
Festivali i Sanremos nderoi gjithashtu edhe këngëtarin Lucio Dalla, i cili u nda nga jeta dhjetë vjet më parë, si edhe ikonën televizive Raffaella Carrà, të ndarë nga jeta në korrik të vitit të kaluar.