Bota Në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI, kapet pas 16...

Në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI, kapet pas 16 vitesh në arrati vrasësi

Një vrasës i akuzuar në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar të FBI-së është kapur në Meksikë, pasi ishte në arrati që nga viti 2006, njoftoi byroja e hetimit të premten.

Sipas FBI-së, 48-vjeçari Octaviano Juarez-Corro, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve në një piknik të Ditës së Përkujtimit 2006 në Parkun South Shore të Milwaukee në liqenin Michigan. Mes të plagosurve ishte dhe gruaja e tij e cila kishte dy plagë me armë zjarri në gjoks.

Në momentin e të shtënave në park ndodheshin qindra njerëz, njofton FBI.

Juarez-Corro u shtua në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar në shtator 2021. Pasi morën një informacion nga publiku, FBI dhe autoritetet meksikane gjetën Juarez-Corro të enjten në Zapopan, Guadalajara, Meksikë.

Ai përballet me dy akuza për vrasje me dashje të shkallës së parë dhe tre akuza për tentativë vrasje me dashje të shkallës së parë. Një urdhër arresti federal e akuzon atë për ikje të paligjshme për të shmangur ndjekjen penale, tha FBI.

Juarez-Corro ishte personi i 525-të i shtuar në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar, e cila u krijua në vitin 1950, thuhet në njoftim.

FBI kishte ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacionin që çonte në arrestimin e tij.