Extra Beatrix flet për herë të parë për Borën dhe lidhjen e saj...

Beatrix flet për herë të parë për Borën dhe lidhjen e saj me Donaldin: Pse ndihem në faj

Para disa ditësh, Beatrix Ramosaj la shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, por për shkak të emocioneve dhe gjendjes së ngarkuar psikologjike, ajo u largua nga çdo dalje televizive. Por sot, ajo ka bërë daljen e saj të dytë pasi doli dhe në prime-n e spektaklit.

Pas daljes Trixa tha se ishte e inatosur me veten që kishte ndrydhur veten dhe pastaj kishte vendosur t’i vejë gjërat në peshore duke e kuptuar se kishte më shumë gjëra të mira se të këqija.

Ajo foli dhe për Donaldin, teksa tha:

“Unë Donaldin e kam pas njohur nga jashtë, por s’kam pas ndonjë mendim, ishte ai dhe Semi që mu afruan më së shumti dhe aty nisi muhabeti, kimia, me shakatë lojërat. Unë kisha krijuar një simpati për të, por jo që ta kem ne qejf, thjesht kimi”.

E pyetur se kur e kuptoi që nisi ndjenja për të, ajo u përgjigj:

“Jam afruar më shumë me Semin dhe Donaldin. Pas daljes së Semit banorët e tjerë po na ngacmonin shumë dhe ajo gjëja ishte shumë e sikletshme në fillim. Por që e kisha qejf.”

Ajo foli gjithashtu për krijimin e këngës së saj të titulluar “Faj” dhe mënyrën se si e priti momentin që banorët e dëgjuan për herë të parë.

“Po më ka marrë malli shumë për Donaldin. Emocionohem shumë kur edhe atë e merr malli. U emocionova shumë kur ai dëgjoi këngën. Kur kam krijuar këngën kam qenë shumë e mpirë. Kur isha në studio kisha një lirshmëri tjetër. E kemi shkruajtur këngën, por asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar.

Fraza që e kam më shumë përzemër në këngë është “Ne kuptoheshim me sy”. Duke qenë gjithë kohës nën presionin e kamerave dhe nga pamundësia për të folur kuptoheshim shumë mirë të dy”- tha ajo.

Beatrix për herë të parë pas daljes nga BBV, ka folur edhe për zhurmën e madhe në rrjet dhe Bora Zemanin.

“Duke e njohur publikun dhe duke njohur fansat që lidhen me idetë e çifteve dhe sot e kësaj ditë që ata janë ndarë, e kisha menduar, e dija që do të kishte njerëz që nuk do të pëlqenin lidhjen time me Donaldin por se kisha marr me mend që do të ishte me përmasa kaq të mëdha.”

“E shkuara e askujt nuk fshihet e shkuara është e shkuar, unë po shijoj atë që po ndjehem po merrem me veten time, me këngë.”

Më tej, një nga të ftuarit e “Fan Club”, foli për trekëndëshin Bora-Donald-Trixa duke thënë se ajo lidhje kishte përfunduar dhe aty ku nuk ka vend nuk mund të futet dot askush, pasi lidhja kishte përfunduar dhe kjo u pohua nga Trixa, e cila tha: E vërtetë.

“Personalisht nuk e përjetoj aq shumë sepse njerëzit këtë punë kanë dhe do flasin unë i vetmi shqetësim që kam dhe ajo për të cilën ndihem në faj është mami im, e cila u përball me gjithçka jashtë se përndryshe unë skam bërë asnjë gabim”.