Juventus mund 2-0 Veronën dhe duke përfituar nga rënia e Atalantës ndodhet tashmë në vendin e katërt të Serie A, në zonën Champions aq të rëndësishme për klube te mëdha europiane.
Por më shumë se tre pikët, sot drejtuesi te bardhëzinjve te Torinos i duhet t’i gëzohen faktit që të dy golat erdhën nga dy blerjet e merkatos dimërore.
I mjaftojnë 13 minuta për të justifikuar milionat e paguara, Vlahovic kalon në avantazh Juven
I pari serbi Dusan Vlahovic, që kaloi Juven në avantazh në minutën 13, duke justifikuar kështu investimin e madh të familjes Agnelli/Elkan, me një aksion të bukur finalizuar mjeshtërisht.
Goli i dytë erdhi nga zvicerani Zakaria, i pozicionuar mirë në minutën 61, pas pasimit të spanjollit Morata.