Bota Balenat tani janë më pak të rrezikuara, Islanda bllokon gjuetinë e tyre

Balenat tani janë më pak të rrezikuara, Islanda bllokon gjuetinë e tyre

Një lajm i mirë për gjigantët e detit, balenat aq mahnitëse sa të rrezikuara nga peshkimi i njeriut.

Një nga të paktat vende që ende praktikon zyrtarisht gjuetinë e kësaj specie gjitari, Islanda, ka deklaruar që duke filluar nga viti 2024, nuk do të rinovojë më licencat për peshkarexhët e saj që specializohen në këtë tip gjuetie.

Arsyet nuk janë morale, siç mund të mendohet, por tërësisht ekonomike. Ishulli i ekstremit verior europian prej vitesh po sheh të reduktuar kërkesat për një produkt të tillë, edhe nga Japonia që mbetet vendi ku mishi i balenës konsumohet më shumë.

Zonat detare ku kufizohet peshkimi po zmadhohen gjithmonë më shumë, dhe kjo ka detyruar anijet islandeze të shkojnë gjithmonë e më larg, me kosto për karburantin gjithmonë e më të mëdha, vështirësi të cilave iu shtuan edhe masat kufizuese të periudhës pandemike.

“Nuk ka më asnjë justifikim për të vazhduar autorizimin e gjuetisë së balenave”, deklaroi ministrja për Peshkimin, Svandís Svavarsdóttir.

Përtej disa komuniteteve të Artikut që gjuajnë disa balenat për mbijetesën vetjake, tashmë vetëm dy vende në botë vijojnë do të vijojnë gjuetinë tregtare të balenave, Japonia dhe Norvegjia. Ekspertët mjedisorë llogarisin qe nga viti 1986, kur vendet e botës firmosen moratoriumin mbi gjuetinë e balenave, këto tre vende kanë vrarë së bashku pothuajse 40 mijë balena.