Kulturë Atmosferë fantastike në emisionin “Shiko Kush Luan” nga Fifi dhe maestro Robert...

Atmosferë fantastike në emisionin “Shiko Kush Luan” nga Fifi dhe maestro Robert Myftari

Viti i ri 2020 nisi me një atmosferë fantastike edhe në emisionin “Shiko Kush Luan” të moderatores Luana Vjollca, e cila edhe këtë herë pati një sërë të ftuarish interesantë, që krijuan momente humori e argëtimi me lojërat “pikante”.

Për t’ia shtuar magjinë skenës, mendoi këngëtarja e mirënjohur Fifi, që solli live një kolazh me këngësh ritmike, të përgatitura me kujdes nga maestro Robert Myftari, i cili shoqëroi në organo artisten gjatë performancës së saj.

Përreth 10 minuta skena e “Shiko Kush Luan” u shndërrua në një sallë danci, me të ftuarit që nuk i rezistuan tundimit për të kërcyer nën ritmin e këngëve të njohura popullore, të interpretuara me një stil unik, mjaft interesant nga këngëtarja Filloreta Raçi (FiFi).

Suksesi i emisionit u reflektua edhe në mediat sociale, pasi mjaftuan vetëm pak orë nga publikimi në “youtube”, që kolazhi i FIFI-t të merrte dhjetëra-mijëra klikime, e një lumë komentesh pozitive.