Dukej si një gjë e vogël, por problemi i tendinës së Akilit po shqetëson Zlatan Ibrahimovic dhe po rezulton të jetë më serioz se sa pritej.
Por kur do të mund të rikthehet në fushë suedezi? Është e vështirë të thuhet tani sipas La Gazzetta dello Sport, e cila shpjegon se gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite nga stafi mjekësor i Milanit.
Ai me siguri do të jetë jashtë të mërkurën në Kupën e Italisë, nuk ka gjasa të ketë edhe të dielën kundër Sampdorias, do të shohim nëse mund të rikuperohet për ndeshjen e ardhshme të kampionatit ndaj Salernitana (19 shkurt).
E megjithatë Zlatan vazhdon të stërvitet për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.
Suedezi në fakt ka publikuar një video në profilet e tij sociale teksa realizon abdominale të varura me këmbë në një thes boksi. Gjithçka me mbishkrimin “Durim”.
Patience pic.twitter.com/to3TggUcar
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) February 7, 2022