Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, erdhën dy opinionistët e “Big Brother VIP Albania”, Balina dhe Arbri.
Ata u futën në shtëpi si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh.
Gjatë një darke me tavolinën të mbushur plot me ushqime, banorët dhe opinionistët kanë diskutuar me njëri-tjetrin.
Balina ka folur sërish me Einxhelin, ku është shprehur se moderatorja mund të jetë xheloze ndaj marrëdhënies që Beniada ka me Donaldin.
Ajo gjithashtu shton se në raportin e tyre, Beniada ka dhënë më shumë se Einxheli.
Balina: Je xheloze më duket. Nuk e kuptoj se çfarë të pengon që Beniada të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Donaldin? Të them të drejtën në marrëdhënien tuaj, ndonëse ti nuk ke vënë njeri përpara Beniadës, në raportin midis ju të dyjave mua më duket sikur Beniada jep më shumë.
Balina ndalet edhe tek presioni që Einxhel i ka ushtruar Beniadës, duke u shprehur se nuk e ka favorizuar lojën e modeles.
Sipas opinionistes, ky debat rrezikonte ta vizatonte Beniadën si një lojtare më të dobët nga seç është.
Balina: Situatën, pas konfliktit që pate me Donaldin, mënyrën se si ti reagove ndaj Beniadës dhe presionit që i ushtruat Beniadës këtu në përgjithësi, unë mendoj që nuk e favorizonte lojën e Beniadës. Përkundrazi, rrezikonte ta vizatonte Beniadën si një lojtare më të dobët nga se ajo në të vërtet është. Dhe kjo është që ta penalizosh lojën e atij njeriut që ti në fakt e do të fortë. Këtu jeni të gjithë lojtar që luftoni për të arritur çmimin.