Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pasi Presidenti Ilir Meta i kërkoi qeverisë që të anulojë projektin e Unazës së Re.
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata.
Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata.
Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkroi Rama në rrjetin social.