Bota Zvicra voton më 13 shkurt që kafshët të mos përdoren për eksperimente

Zvicra voton më 13 shkurt që kafshët të mos përdoren për eksperimente

Më 13 shkurt Zvicra voton nëse do të bëhet vendi i parë që ndalon plotësisht testimin mjekësor mbi kafshët, pasi grupet e të drejtave të kafshëve mblodhën mjaftueshëm mbështetje për të organizuar një referendum në vend.

Sipas statistikave zyrtare më shumë se 550.000 kafshë ngordhën në testet laboratorike në vitin 2020 në Zvicër. Shifra përfshin 400.000 minj, rreth 4.600 qen, 1.500 mace dhe 1.600 kuaj.

Primatët, lopët, derrat, peshqit dhe zogjtë u vranë gjithashtu gjatë dhe pas eksperimenteve.

“Kafshët nuk duhet të vuajnë për hir të njerëzve. Kundërshtarët kanë thënë se është e nevojshme për arsye shkencore, por ne kemi folur me njerëzit që zhvillojnë metodat e kërkimit dhe ata kanë një përfundim krejtësisht tjetër”, u shpreh një nga nismëtarët.

Werndli, një mjek nga Zvicra verilindore që nisi iniciativën tha se metodat e kërkimit si bioçipet simulimet kompjuterike ose mikrodozimi i njerëzve ishin më efektive sesa testimi i kafshëve.

Rezultati i referendumit do të jetë i detyrueshëm. Sektori farmaceutik, ka paralajmëruar se masa do të ndalonte zhvillimin e ilaçeve të reja dhe do të detyronte kompanitë dhe studiuesit të zhvendosen jashtë vendit.

Sondazhet e fundit tregojnë se vetëm 26% e votuesve janë pro ndalimit të kafshëve për eksperimente dhe 68% kundër.