Robert Lewandowski po luan një tjetër sezon të mrekullueshëm. Që nga fillimi i edicionit 2021-2022, ai ka shënuar 35 gola, nga të cilët 24 në Bundesligë dhe 9 në Champions League. Kështu, polaku mund të luftojë për titullin e kryegolashënuesit në dy fronte.
Gjatë stërvitjes së të enjtes, Robert Lewandowski vendosi të prezantojë disa risi në tapetin e blertë. Sulmuesi vendosi të qëllojë nga larg jo portën, por… dritaren e zyrës së Oliver Kahn. Duhet pranuar se ish-portieri ka bërë një pritje të suksesshme, siç duket në video.
“Një ditë e zakonshme pune në zyrë”, – ka komentuar drejtori i Bayernit, duke shpërndarë në rrjetet sociale këtë moment vërtet artistik.
Në video dëgjohet polaku që bën shaka para goditjes së tij: “Unë kurrë nuk gjuaj aty ku është portieri, por më shumë anash…”
Oliver Kahn making sure Lewandowski is ready for the #ChampionsLeague. 🧤⚽️ pic.twitter.com/iRtFJcuAZl
— AUGUSTUS 🔴 (@Der_Augustus) February 10, 2022