Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2 738 testime, ndërsa 457 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Për fat të keq, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin ndërsa 967 qytetarë janë shëruar.
Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 2738 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 457 qytetarë, në këto bashki:
173 në Tiranë, 24 në Fier, 22 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 15 qytetarë në Shkodër, Lushnje, nga 11 qytetarë në Durrës, Elbasan, 9 në Gramsh, 8 në Delvinë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Krujë, Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, Peqin, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Has, Mirditë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Devoll, Korçë, Përmet, Himarë, Vorë, Shijak, Kurbin, Lezhë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Roskovec, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Maliq, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Tropojë, Fushë Arrëz.
Janë 9,316 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe, një qytetare nga Tirana 80 vjeçe.