Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, koa komentuar krizën që ka kapluar botën duke thënë se Vladimir Putin mori kurajë për të pushtuar Ukrainën, pasi pa tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani.
“Tani jemi në një pozitë shumë të keqe. Mendoj se ambicia e Putinit është rritur shumë, mendoj se ai donte të negocionte fillimisht, por kur pa tërheqjen tonë nga Afganistani, atë tërheqje të turpshme që bëmë, me 85 miliardë pajisje që lamë pas dhe viktimat që u regjistruan, u bë i guximshëm”, tha Trump për “Fox and Friends Ëeekend”.
“Këto gjëra nuk do të ndodhnin nëse do të isha unë ende President. Unë e njihja mirë Putinin, e kam sanksionuar më shumë se kushdo tjetër. Askush nuk është treguar i fortë me Rusinë, por unë dhe Putin e respektonim njëri-tjetrin”, shtoi Trump.
Në lidhje me telefonatën Biden-Putin, Donald Trump u shpreh: “Nuk besoj se do të bindet Putin nga një telefonatë”.