Extra “Nuk i kam thënë të gjitha!” Arjola përgjigjet ndaj akuzave për viktimizim

“Nuk i kam thënë të gjitha!” Arjola përgjigjet ndaj akuzave për viktimizim

Ditën e sotme, në emisionin “Fan Club Big Brother VIP Albania” ka qenë e ftuar e eliminuara e parë e natës së të premtes, Arjola Demiri. Ajo ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” që në fillim të formatit, më datë 5 tetor dhe arriti të jetë pjesë e garës deri një javë para finales.

Ajo ka folur gjatë për rrugëtimin e saj duke e cilësuar si eksperiencën më të bukur të jetës së saj, që i ka shërbyer shumë si një shkollë më vete.

Mirëpo, ajo u vu gjithashtu përballë akuzave për viktimizim që i janë bërë vazhdimisht gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Lidhur me këto akuza, ajo u shpreh se mund të kishte treguar shumë gjëra akoma më të rënda, që nuk i ka thënë për të ruajtur ekuilibrat.

“Ajo që unë kam thënë ka qenë e reduktuar dhe e minimizuar për të ruajtur ato ekuilibrat. Unë jam shumë e ndjeshme por njerëzit nuk e dinë këtë, sepse nuk e kam shfaqur shumë. Unë kam treguar eksperiencën time për të inspiruar, kam treguar vështirësitë e mija që janë ngjarje që lenë shumë shenjë.”- ka rrëfyer ajo.

Ajo është shprehur gjithashtu se është ndrydhur shumë dhe është munduar të qajë sa më rrallë, që pas debatit me Antonelën që e akuzoi gjithashtu për viktimizim.

Kur e kuptoi që nuk do të fitonte Big Brother VIP?

“Nuk mjafton të sjellësh vetëm njeriun brenda teje. Kjo lojë do forcë të madhe. Unë jam kjo, jo që nuk luaj, por nuk dal dot përtej mureve që kam ndërtuar”, tha Arjola.

Ndërsa në lidhje me lojtarin më të mirë brenda BBV, Arjola tha: “Të katërt janë strategë në mënyrën e vet, e njohin Big Brother në mënyrën e vet. Kam parasysh Beniadën që thoshte, ishte një vajzë e urtë që nuk u nominua kurrë dhe do ti tha që e fitoi. Nuk e kam nënvlerësuar kurrë Beniadën. Ajo është e çiltër dhe e ndryshme nga ne, ka formim ndryshe nga ne dhe bën diferencim, të rinjtë shqiptarë që janë rritur jashtë janë më të sinqertë dhe Beniada ka pasur nevojë të tregojë vajzën që është”.