Historia mes Borës dhe Donaldit dhe zgjedhja e këtij të fundit për të qëndruar me Triksën kanë qenë kryefjala e këtij “Big Brother Vip”.
Si asnjëherë më parë shqiptarët u ndanë në “Triksadorë” dhe “Boratorë” duke bërë një tifozllëk të zjarrtë për secilën nga vajzat.
Emri i Borës i përmendur disa herë brenda shtëpisë është bërë shpesh herë burim debatesh, brenda dhe jashtë shtëpisë.
Këtë herë një veshje e përdorur nga Bora në spektaklin e Prime-t të “Përputhen” ka ndezur imagjinatën e Olti Currit që mund të çojë në shumë “teori konspirative”.
Bora dhe Donaldi kanë parapërgatitur një skenar, apo moderatorja po dërgon mesazhe se ajo vazhdon ta dojë dhe të shpresojë për një rilidhje me Donaldin?
“U postua një foto nga Bora duke veshur të njëjtën veshje si Zendaya, e cila në filmin e Spiderman ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman. Spiderman dihet që është filmi i preferuar i Donaldit. Nga ana tjetër kur kishte ditëlindjen Bora, Donaldit në shtëpi i shkoi një parashutë me fotografinë e spiderman dhe MJ duke u puthur dhe një tjetër ku shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret” bashkë me datën 9 janar. Bëj lidhjet vete”, shkruan Olti Curri në një postim në story.