Borussia e Dortmundit bën shpejt autokritikë për atë humbje 2-5 ndaj Bayer Leverkusenit. Verdhezinjtë triumfuan 0-3 në fushën Union Berlinit, ku praktikisht e mbyllën takimin brenda 25 minutave të para të lojës.
Spikati në këtë sfidë veterani Marco Reus, që e zhbllokoi takimin në minutën e 18-të pas asistit të Dahoud, ndërsa në të 25-tën e dërgoi topin në rrjetë i shërbyer nga Malen.
Vendasit u munduan të reagonin pas atij starti të dobët, por nuk e thënë që të rihapnin ndeshjen. Në minutën e 71-të Guerreiro shënoi golin e rezultatit përfundimtar 0-3. Më këtë sukses. Dortmundi ruan diferencën si me Bayernin kryesues, ashtu edhe me Leverkusenin ndjekës.