Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Grudë rreth orës 19:15.
Vrasja, sipas autoriteteve ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, ku viktima Prek Tomaj, 47 vjeç, banues në Grudë, është qëlluar me armë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.