Politika Berisha për Topallin dhe Imamin: Do të rikthehen të gjithë figurat e...

Berisha për Topallin dhe Imamin: Do të rikthehen të gjithë figurat e larguara nga Basha

Në një takim me intelektualët e qytetit të Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i hapur për pyetje. Përsa i përket mundësisë së rikthimit të disa prej figurave që kanë dhënë kontribut të madh në këtë parti, Berisha është shprehur se janë të mirëpritur të bashkohen dhe madje ka bindjen e plotë se do të kthehen.

Nora Deda, pedagoge: PD ka 8 vite që ka vdekur. 2005-2009 ishin vitet më të mira kur PD ishte në pushtet. Lulzim Basha e përçau PD-në duke përjashtuar disa nga figurat më me kontribut, siç ishte Arben Imami, Jozefina Topalli etj. Çfarë rruge do të ndiqni nëse e shihni të arsyeshme për të rikthyer në PD këto figura?

Sali Berisha: Në këto 8 vite, ish-kryetari i PD goditi me “pritë”, ekzekutoi politikisht personalitetet që kishin 20 vite që kontribuonin në PD. E gjitha kjo u bë sepse ai duket i kompleksuar, kuptonte që nuk arrinte t’i tejkalonte ato dhe zgjodhi këtë rrugë të gabuar, por ai u largua dhe nga vlerat tona themelore si parti, liritë dhe të drejtat e njeriut, por në këtë drejtim, trashëgimia jonë janë ato që sakrifikuan më shumë. Në fakt ata u bënë faktori kryesor i ekzistencës së PD, por ajo trashëgimi u injorua plotësisht. Ju e dini se në këtë 30 vite PD ka përjetuar vështirësi të madhe. Njeriu i parë që e nisi betejën kundër regjimit ishte i pavdekshmi Pjetër Arbnori. Të gjitha ia kisha përcjellë ish-kryetarit, por ai largoi partinë nga vlerat e saj. Po përpiqemi të kthejmë të gjithë ata që kanë kontribut në PD, por që u larguan në kundërshtim me normat që ne ndajmë. Kam kënaqësi që sot fushatën në Shkodër e udhëheq Arben Imami nga Tirana. Të gjithë ata që duan të kthehen te kontributi i tyre, kanë kontribute ata, Jozefina Topalli ka kontributet e saj të pamohueshme. Të gjithë janë të mirëpritur dhe do të kthehen. Ne jemi për hapjen e PD për të gjithë ata që kanë kontributin në këtë parti, ashtu si do të jemi të hapur për intelektualët.