Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 361 infektime të reja me virusin.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 2,478 testime që janë kryer.
Aktualisht në Shqipëri janë 6,806 të infektuar me COVID-19.
92 persona po trajtohen në spitale, 12 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Janë shëruar 1,090 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë.