Bota Kremlini tallet me mediat e Perëndimit: Na thoni kur do pushtojmë se...

Kremlini tallet me mediat e Perëndimit: Na thoni kur do pushtojmë se po planifikojmë pushimet

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova

Zyrtarët e Rusisë janë tallur me perëndimin lidhur me paralajmërimin që Moska mund të pushtonte sot Ukrainën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u ka kërkuar me ironi mediave amerikane dhe britanike të publikojnë një plan të “pushtimeve të ardhshme” të Rusisë në Ukrainë gjatë vitit në vijim. Kjo pasi ajo donte të planifikonte se kur do i merrte pushimet.

“Unë do të doja t’u kërkoja burimeve të dezinformimit në SHBA dhe Britani: mediave Bloomberg, New York Times dhe The Sun të publikojnë orarin për pushtimet tona të ardhshme për vitin në vijim. Do të doja të planifikoja pushimet e mia”, shkroi diplomatja ruse në kanalin e saj në “Telegram”.

Ndërsa ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir Çizhov, tha se luftërat në Europë rrallëherë kanë nisur të mërkurave.

Ndërsa zv.ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitri Poljanski, raportohet të ketë thënë që liderët perëndimor duhet të shkojnë tek një doktor për paranojat e tyre.

Më herët edhe Kremlini konfirmoi se vetë presidenti Vladimir Putin, tallet me raportimet e mediave amerikane se lufta e Rusisë me Ukrainën do të niste më 16 shkurt.