Kreu demokrat Lulzim Basha ka denoncuar sërish në Kuvend aferën e inceneratorëve, ku theksoi se i është kërkuar të braktisë denoncimet për këtë aferë.
“Spanja me rekorde kriminale të një pakice që i nxin faqen atyre shqiptarëve që jetojnë atje me punë të ndershme, ndaj ftesat kavalierë për të braktisur denoncimet e aferës së shekullit mbajini për vete. Nëse do kishit dinjitet dhe s’do e perceptonit veten si skllevër të kësaj afere jeni kapur me presh në duar, vjedhje 430 milionë euro për inceneratorët”.
Sipas tij shqiptarët po dëgjojnë me fakte dhe dëshmi skemë e vjedhjes së taksave të shqiptarëve. Basha theksoi se Rama po bën kurban ministrat por në fakt koka e kësaj mega vjedhjeje është vetë kryeministri.
“Shqiptarët po dëgjojnë me fakte e dëshmi për këtë vjedhje dhe faktet po dalin para syve të shqiptarëve sesi është ndërtuar skema dhe përllogaritur vjedhja e 430 mln euro e taksave të shqiptarëve që përfshin ministritë kryesore dhe kryeministrin. Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia duke bërë kurban vetëm ministrat të cilët do të përballen me drejtësinë, Lefter Koka është vetëm bishti i këtij korrupsioni kurse koka e korrupsionit është Rama. Asgjë nuk ka ndodhur pa mbështetjen e tij. Kjo është edhe arsyeja pse Rama e mbylli komisionin dhe u rihap pas presionit të opozitës. E vërteta po shpaloset është vetëm çështje kohe. Në këtë vjedhje është përfshirë e gjithë qeveria”.