Kryesore Ambasada amerikane reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Metën

Ambasada amerikane reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Metën

Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet”, thotë ambasada në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”.