Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë për mediat pas lajmeve të publikuara këtë të premte nga mediat ruse dhe dyshimeve të ngritura nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë.
Ministria e Jashtme i mohon kategorikisht këto pretendime dhe në shenjë proteste ka thirrur ambasadorin rus në Tiranë.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, deklaroi ministria e Jashtme e Shqipërisë.