Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e sekretarit të shtetit, Antony Blinken, në mbështetje të Ukrainës dhe kundër rritjes ushtarake të Rusisë në kufijtë e saj.
Sekretari amerikan i shtetit shpreh vendosmërinë e SHBA-së dhe partnerëve të saj të G7 për sanksione të rënda ndaj Rusisë nëse ajo pushton më tej Ukrainën.
“Shtetet e Bashkuara janë krah Ukrainës kundër retorikës armiqësore dhe rritjes së paprovokuar ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës. Së bashku me partnerët tanë të G7, jemi gati të vendosim pasoja masive & kosto të rënda ndaj Rusisë, nëse ajo zgjedh të përshkallëzojë, ose të pushtojë më tej Ukrainën”, citon mesazhin e sekretarit Blinken Ambasada e SHBA në Tiranë.