Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 10-vjetorin e rënies në detyrë të dëshmorit të atdheut, Kapiten Feti Voglit. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shteti shprehet se sakrifica e tij sublime në emër të lirisë, na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.
“Si sot 10 vite më parë dha jetën në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit, Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli. Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë. Kujtimi i Kapiten Feti Voglit do të mbetet i paharruar! LAVDI!”, shkruan presidenti, krahas fotos së dëshmorit Feti Vogli.
Kapiten Feti Vogli ishte pjesë e misionit luftarak “Eagle 4” që nisi më 16 janar 2012, në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.
Ai u qëllua për vdekje gjatë shoqërimit të një zyrtari të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku u qëllua nga një punonjës i forcave të sigurisë së Afganistanit, Najk Muhamed.