Ekonomi Rritja e tarifës së kontrollit të pompave? NOA Inspect: Supozim i rremë,...

Rritja e tarifës së kontrollit të pompave? NOA Inspect: Supozim i rremë, ka ulje të kostos dhe shërbim me cilësi të lartë

Në disa media ka qarkulluar lajmi i rremë se çmimi i naftës do të rritet më tej, duke supozuar se do të dyfishohet tarifa e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve.

Në lidhje me këtë supozim, për të shmangur çdo konfuzion, ka reaguar Shoqëria Koncesionare NOA Inspect SHPK, që thekson se lajmi nuk është i vërtetë, madje tani tarifa është më e ulët në krahasim me tarifën me të cilën përballeshin pikat e karburanteve më përpara, pasi tashmë tarifa përfshin dy shërbime si një të plotë

“Kjo nënkupton që pikat e karburanteve nuk do të kenë asnjë kosto shtesë nga ajo që paguanin më parë, përkundrazi sikurse dhe ato vetë janë në dijeni, po u ofrohet një shërbim me cilësi shumë të lartë dhe me kosto pothuaj të njëjtë (në mos më e ulët). Si rrjedhojë, kjo tarifë nuk do të rëndojë kurrsesi as konsumatorin final, përkundrazi ky i fundit do të jetë i sigurt për sasinë e karburantit që merr në pikat e karburanteve, falë cilësisë dhe përgjegjshmërisë së lartë në shërbimin e ofruar nga ana e NOA Inspect sh.p.k”, thekson shoqëria.

Njoftimi:

Deklaratë për Media

Në vijim të informacionit të publikuar në media në lidhje me ndikimin e koncesionit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në rritjen e çmimit të hidrokarbureve, shoqëria NOA Control sh.p.k dhe shoqëria koncesionare NOA Inspect sh.p.k, e vlerësojnë të rëndësishme dhe të nevojshme të sqarojnë situatën ndaj çdo qytetari apo pale të interesuar në Republikën e Shqipërisë, për të shmangur çdo paqartësi dhe konfuzion, si më poshtë vijon:

Shoqëria Koncesionare NOA Inspect sh.p.k është zbatuese e Kontratës së Koncesionit nr. 15326 Prot., datë 21.08.2019 “Për shërbimin e kontrollit ligjor të Instrumenteve Matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”, të lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë mëmë NOA Control sh.p.k.

Që prej datës 31 Mars 2020, pas verifikimit dhe miratimit të planit të investimit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shoqëria Koncesionare kryen shërbimin objekt të Kontratës së Koncesionit, në të gjitha pikat karburanteve në Republikën e Shqipërisë , në përmbushje të të gjitha detyrimeve sipas legjislacionit në fuqi, detyrimeve kontraktuale si dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të Metrologjisë Ligjore (OIML). Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumenteve matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm kryhet duke përdorur pajisjet më të mira matëse si dhe softëare të avancuar që mundësojnë kontroll në kohë reale të Shërbimit, për të garantuar një transparencë sa më të madhe për Shtetin Shqiptar, Subjektet e Detyruara si dhe Konsumatorin. Misioni i shoqërisë NOA Inspect sh.p.k që nga momenti i nënshkrimit të Kontratës së Koncesionit ka qenë dhe mbetet realizimi i shërbimit me përgjegjësi, profesionalizëm dhe me integritet në lartë, me qëllim përmirësimin e standardeve të kontrollit ligjor në fushën e hidrokarbureve si dhe mbrojtjen e konsumatorit final.

NOA Control sh.p.k dhe NOA Inspect sh.p.k, të vetëdijshme për detyrën e besuar nga Shteti Shqiptar, që prej datës 1 Korrik të vitit 2020 janë gjithashtu partner të kompanisë lider në Europë dhe e treta në botë në fushën e inspektimeve, DEKRA e.V (Deutscher Kraftfahrzeug Überëachungs-Verein e.V.), nga e cila marrin praktikat më të mirat të inspektimit. Këto praktika përveçse nga Shteti Shqiptar, kontrollohen dhe auditohen çdo vit edhe nga kompania DEKRA e.V për të qenë konform standardeve ndërkombëtare të vendosura. Lidhur me supozimin e medias në fjalë që Shoqëria Koncesionare NOA Inspect po dyfishon tarifën e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve, ju bëjmë me dije që ky supozim është tërësisht i pabazë. Stacionet e karburanteve deri në momentin e dhënies me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse kanë paguar 6,000 Lekë për një verifikim të instrumentit matës, si dhe një tarifë tjetër që varionte në vlerat 8,000 – 14,000 Lekë për ofrimin e shërbimit të regjimit automatik. Këto tarifa janë lehtësisht të verifikueshme pranë Autoriteteve Përgjegjëse nga çdo entitet mediatik që është i interesuar.

Ndërkohë, shoqëria koncesionare NOA Inspect duke u bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare dhe në rekomandimet e OIML-së, ofron shërbimin e kontrollit ligjor të instrumentit matës në fushën e karburanteve dhe gazit të lëngshëm, si paketë e plotë, pra duke përfshirë shërbimin e verifikimit dhe sigurimin e regjimit automatik.

Edhe në Ligjin nr.126/2020 “Për Metrologjinë”, Neni 22, pika 1, përcaktohet se: ‘…Verifikimi i instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara të hidrokarbureve dhe gazit të lëngshëm …. përfshin kontrollin dhe sigurimin e regjimit automatik.’, gjë që vërteton edhe njëherë që shërbimi i verifikimit dhe shërbimi i kontrollit dhe sigurimit të regjimit automatik duhen ofruar së bashku, në mënyrë që të jemi në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Si rrjedhojë, tarifa e propozuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është tarifë që përfshin këto dy shërbime si një i plotë dhe është më e ulët se tarifa me të cilën përballeshin pikat e karburanteve më përpara. Kjo nënkupton që pikat e karburanteve nuk do të kenë asnjë kosto shtesë nga ajo që paguanin më parë, përkundrazi sikurse dhe ato vetë janë në dijeni, po u ofrohet një shërbim me cilësi shumë të lartë dhe me kosto pothuaj të njëjtë (në mos më e ulët). Si rrjedhojë, kjo tarifë nuk do të rëndojë kurrsesi as konsumatorin final, përkundrazi ky i fundit do të jetë i sigurt për sasinë e karburantit që merr në pikat e karburanteve, falë cilësisë dhe përgjegjshmërisë së lartë në shërbimin e ofruar nga ana e NOA Inspect sh.p.k.

Për më tepër, kjo tarifë e propozuar është edhe një e drejtë ligjore që i buron Shoqërisë Koncesionare nga Ligji nr.126/2020 “Për Metrologjinë” dhe nga Kontrata e Koncesionit. Neni 20.2.7 i Kontratës së Koncesioni kërkonte që Autoriteti Kontraktues brenda një afati 12-mujor nga data e nënshkrimit (pra deri në 20 Gusht 2020), të kishte përfunduar dhe finalizuar procesin e propozimeve të ndryshimeve të nevojshme për përshtatjen e kuadrit ligjor dhe nënligjor përkatës, që i mundësojnë shoqërisë koncesionare gëzimin e qetë dhe kryerjen në mënyrën më optimale të mundshme të shërbimit. Por pavarësisht kërkesës së vazhdueshme dhe gatishmërisë së shprehur nga ana e NOA Inspect sh.p.k nëpërmjet shkresave zyrtare, vetëm në Dhjetor të vitit 2020 u miratuan ndryshimet e ligjit të metrologjisë nr.126/2020 (publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 222 datë 18.12.2020 dhe hyrë në fuqi më datë 03.01.2021), duke qenë në tejkalim të çdo afati kohor, detyrim kontraktual.

Më tej, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të ligjit nr.126/2020 “Për metrologjinë”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të përshtaste edhe aktet nënligjore derivat i këtij ligji brenda afatit 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit për metrologjinë (pra deri në Qershor 2021), ku një ndër këto akte nënligjore është edhe Udhëzimi i Tarifave nr.2, datë 08.02.2013.

Pra rishikimi i Udhëzimit të Tarifave diktohet nga ndryshimet e Ligjit nr.126/2020 “Për Metrologjinë”.

Por pavarësisht se jemi në muajin Shkurt të vitit 2022, procesi i miratimit të akteve nënligjore ende nuk është finalizuar, duke qënë në tejkalim të afateve kohore ligjore si dhe duke penguar Shoqërinë Koncesionare në realizimin e koncesionit në pajtueshmëri të plotë me kuadrin rregullator në fuqi. Deri më sot, Shoqëria ka qënë gjithmonë e angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e problematikave të hasura, por ka shpresuar gjithmonë që këtij angazhimi maksimal do ti korrespondonte edhe bashkëpunimi përkatës nga Autoriteti Kontraktues, i cili deri më tani nuk ka qenë i plotë dhe në përputhje me parashikimet kontraktore.

Për sa më sipër, Shoqëria Koncesionare NOA Inspect sh.p.k garanton se do të sigurojë ofrimin e shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse të karburanteve dhe gazit të lëngshëm me përkushtim dhe integritet maksimal, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parashikimeve të Kontratës së Koncesionit, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit final.

Shoqëria NOA Control sh.p.k dhe Shoqëria Koncesionare NOA Inspect sh.p.k do të jenë gjithmonë të hapur për të sqaruar çdo entitet mediatik apo palë të interesuar në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve.

Me respekt,

NOA Control sh.p.k – Shoqëria Koncesionare “NOA Inspect” sh.p.k

DEKRA- Deutscher Kraftfahrzeug DEKRA- Deutscher Kraftfahrzeug Überwachungs-Verein e.V Überwachungs-Verein e.V.