Lviv ka rreth 700 mijë banorë, është qyteti ukrainas pothuajse në kufi me Poloninë, vetëm 70 kilometër larg.
Për këtë arsye, ky qytet cilësohet edhe si më i largëti nga kufiri rus dhe për këtë fakt, 8 vite më parë nisi të mirëpresë refugjatët ukrainas nga Krimea e pushtuar nga Moska, por edhe Donbas që ndodhet në duart e separatistëve.
Kryetari i bashkisë, Andriy Sadovyi, thotë se qyteti është gati për çdo skenar të mundshëm.
Ai shpreson që Kievi do të bëhet më i fortë dhe se ambasadat e vendeve perëndimore të mund të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur.
Kërcënimi ushtarak rus e ka kthyer qytetin në një lloj “kryeqyteti perëndimor” të Ukrainës.
Pikërisht në Lviv, janë zhvendosur ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, por edhe vende të tjera, si Holanda, kanë transferuar një pjesë të stafit atje. Gjithçka teksa edhe NATO ka njoftuar gjithashtu tërheqjen e stafit nga Kievi. Me pak fjalë Lviv, është kthyer në “selinë” e re të ambasadave të vendeve perëndimore.