Modelja Beniada Nishani, finaliste e Big Brother VIP, njëkohësisht njihet edhe me mbiemrin Jakiç.
Por pse mban mbiemrin Jakiç?
Duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave, ajo tha se është mbiemri i artit dhe mbiemri i nënës së saj.
“Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, vendosa të prezantohem me emrin e artit Beniada Jakiç, mbiemri i nënës sime. Jakiç vjen nga muhaxhirët shqiptarë të Bosnjës, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre nga serbët. Dhe Jakiçin e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, shkruan Beniada.
Beniada u kthye në një fenomen gjatë qëndrimit për katër muaj në Big brother VIP, me karakterin e saj unik dhe mënyrën e të folurit shqip.