Showbiz Shën Valentini luksoz i Rike Rocit, pushime në Paris me të dashurin...

Shën Valentini luksoz i Rike Rocit, pushime në Paris me të dashurin biznesmen

Modelja Rike Roci, e cila u bë e njohur në Shqipëri pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, mori famë në Itali si tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”.

Vetëm në pak orë, ajo u shndërrua në fytyrën më të preferuar të fansave të futbollit nëpër botë, e sidomos për italianët, të cilët e ftojnë shpesh Riken në programet më të rëndësishme dhe me audiencë.

Këto ditë, vajza nga Durrësi, por që jeton në Milano, është kthyer sërish në vëmendjen e mediave italiane. Kësaj here mediat italiane e vënë përballë gruas së Sergio Ramos, prezantueses spanjolle televizive, Pilar Rubio. Para pak netësh, teksa luhej ndeshja Real Madrid-Napoli, mediat italiane hapën një konkurs votimi për tifozen më të bukur, duke vënë në garë pikërisht Pilar Rubio me Rike Rocin. Dihet që Rubio është cilësuar shpeshherë si femra spanjolle më e bukur, po ashtu edhe Rike Roci.

rike 2

 

 

Vajzat bënin tifo për ekipe të kundërta, Rike Roci ishte me Napolin, ku luan Elseid Hysaj, ndërsa Pilar Rubio me Real Madridin, për një arsye më të fortë, pasi ajo është bashkëshortja e Sergio Ramos, mbrojtësit të madrilenëve.

E nisur nga kjo hamendësi e mediave italiane, duke aluduar për një lidhje të Rikes me Hysajn, ajo e mohon plotësisht këtë fakt duke treguar për gazetën “Panorama” se e vërteta është që është e dashuruar me një djalë që s’ka lidhje me futbollin, pasi është biznesmen. Edhe pse ende nuk preferon ta bëjë publik emrin e tij, Rike tregon se 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve, e festoi me partnerin në qytetin e dashurisë, Paris. “Si një vajzë e vogël dhe e lumtur në Disneyland”, ishte mbishkrimi i fotos ku ajo pozonte pikërisht më 14 shkurt.

rike 4

Nuk dihet çfarë dhuratash të tjera mori Rike atë ditë, por mesa duket i dashuri është romantik pasi nuk munguan lulet. Në një foto që kemi siguruar, duket i dashuri me një orë “Rolex” në dorë, ndërsa ndodhet i ulur në makinë me lulet e Shën Valentinit.

rike

Viti që shkoi ishte i bukur për Riken pasi shpesh e kemi parë të postojë foto pushimesh jo vetëm në plazhe, por edhe destinacionet turistike me dëborë. 26-vjeçarja shqiptare komplimentohet gjithmonë për bukurinë dhe format origjinale, ndërkohë që “Sport Mediaset” e ka cilë- suar të ngjashmen e modeles së famshme, Larissa Riquelme.

Jo vetëm italianët, por edhe fansat nga vende të tjera të botës u shtuan në Instagramin e Rikes, ku ndjekësit kapërcyen në pak ditë numrin mbi 130 mijë, që nga dita kur u fotografua me dekoltenë e hapur në stadiumin e ndeshjes Shqipëri–Francë.