Personeli i bankës pikasi disa të çara në dysheme dhe lajmëroi policinë.
Kështu u zbulua plani i grabitjes përmes tuneleve të nëndheshme në Bulevardin Zogu i Parë.
Rreth 8 metra kanë gërmuar autorët për të arritur nga tuneli i krijuar për ujërat e zeza tek banka e nivelit të dytë e cila ishte vënë në shënjestër të autorëve.
Hyrja e përdorur nga ideatorët e këtij plani si në filma, është e vetmja që të lidh me tunelin e nëndheshëm.
Kjo hyrje është 270 metra larg nga banka.
Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se prej sa kohësh po punohej në tunel nga autorët e kamufluar edhe përmes veshjeve si punëtorë mirëmbajte. provat e gjetura në tunel si dhe kamerat e sigurisë në zonë pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen
Nga viti 2015 në Tiranë janë regjistruar 6 grabitje të mirë organizuara të bankave të nivelit të dytë.
Më e bujshmja është ajo 9 prillit 2019 kur në pistën e aeroportit të Rinasit u grabitën 4.6 milionë euro.
Kjo ishte hera e dytë që thyhej siguria e aeroportit kombëtar nga grabitësit.
Në total nga grabitjet e 7 viteve të fundit. Autorët kanë arritur të marrin rreth 14 milionë euro.
Ashtu si në grabitjet e mëparshme, edhe në grabitjen e dështuar të bankës së nivelit të dytë, policia nuk përjashton pistën që autorët të jenë informuar nga persona brenda personalit tw bankës.
Nisur nga plani i thurur për të hyrë në bankë përmes tunelit të nëndheshëm, hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një grup të mirëorganizuar e të sofistikuar grabitësish.
Burimi: Euronews Albania