Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon burime nga ushtria, të cilat bëjnë me dije se sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës tashmë është shkatërruar plotësisht.
Më herët, ushtria ruse me anë të një komunikate për shtyp bëri me dije se objektiv i sulmeve në Ukrainë kanë qenë vetëm bazat ushtarake dhe jo civilët.
Gjithashtu, në këtë komunikatë ushtria ruse shprehet se nuk hasi asnjë rezistencë nga trupat ukrainase në momentin që autokolonat kaluan kufirin.