Aktualitet Nga Tirana në Londër e deri në vendlindjen e Putin: Qytetarët e...

Nga Tirana në Londër e deri në vendlindjen e Putin: Qytetarët e botës protestojnë kundër agresionit rus

Qindra protestues janë mbledhur nëpër qendrat e kryeqyteteve perëndimore u mblodhën jashtë ambasadave ruse dhe pika të tjera historike në shumë pjesë të botës.

Protestues valëvitnin flamuj të Ukrainës verdhë e blu dhe brohoritnin slogane pro-ukrainase. Shumë nga ta, duke përfshirë emigrantët ukrainas, mbanin pankarta duke thënë “Ukraina do të rezistojë” dhe “Thuaj JO Putinit”.

Edhe në Shën Petersburg, qytetarët rusë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër luftës që Rusia po bën ndaj Ukrainës. Forcat policore ruse tentuan të ndalonin protestat, megjithatë revolta e qytetarëve rusë ka vazhduar.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamje të protestave që kanë nisur në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës. Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën në orët e para të mëngjesit të së enjtes duke goditur nga 3 fronte; Lindja, Veriu dhe Jugu.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e krahasoi pushtimin rus të vendit me fushatat ushtarake të kryera nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Rusia e ka sulmuar Ukrainën në një mënyrë frikacake dhe vetëvrasëse siç bëri Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai në një konferencë në internet, gjatë së cilës ai u bëri thirrje ukrainasve të “dalin” dhe të “protestojnë kundër kësaj lufte”.

Tirana:

Londra:

Berlin:

Praga:

Tel Aviv:

Helsinki:

Varshava:

New York: