Aktualitet “Unë dhe djali po ikim, burri shkoi në luftë”, Nelli Syupyur, shqiptarja...

“Unë dhe djali po ikim, burri shkoi në luftë”, Nelli Syupyur, shqiptarja në Ukrainë që po tenton të largohet

Nelli Syupyur është një nga dhjetëra shqiptarët që jetojnë në Ukrainë. Ajo po tenton të largohet nga vendi për shkak të luftës. Syupyur është me profesion koreografe dhe jeton e punon një qytetin e Odessa-s me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Nëpërmjet një video në rrjetin social “Facebook” ajo është shprehur se situata është e rëndë dhe ajo po përpiqen të lërë Ukrainën pavarësisht se kufijtë janë të mbyllur.

Në përpjekje për të folur gjuhën shqipe pastër, ajo shprehet se edhe bankat janë të mbyllura dhe askush nuk mund të marrë para, e njerëzit presin të dalin nëpërmjet një korridori që do të krijohet kryesisht për fëmijët dhe pleqtë.

Syupyur tregon më tej se ajo po largohet me djalin e saj, ndërsa bashkëshorti ka shkuar në ndihmë të ushtrisë për të luftuar.

Më tej ajo shprehet se nuk mund të japë as informacion ku ndodhet për shkak të luftës dhe shpreson që të ajo dhe të gjithë shqiptarët e tjerë të ikin shëndosh e mirë nga Ukraina.