Bota Erdogan: Reagimi i NATO ndaj Rusisë nuk ishte bindës

Erdogan: Reagimi i NATO ndaj Rusisë nuk ishte bindës

“NATO duhet të kishte ndërmarrë hapa më bindës”, deklaroi të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas Erdogan, reagimi i NATO dhe Perëndimit për sulmin në Ukrainë nuk ishte vendimtar, teksa shtoi se kishte shpresa që aleanca euroatlantike të mbante një qëndrim më të vendosur.

Presidenti turk ka marrëdhënie të mira si me liderin rus ashtu edhe të Ukrainës. Më parë ai është ofruar i gatshëm për ndërmjetësimin e dialogut për një zgjidhje të mundshme të konfliktit.

“Në këto momente, mentaliteti i BE dhe Perëndimor nuk ka treguar një qëndrim serioz dhe të vendosur, për fat të keq, ata vazhdojnë të këshillojnë Ukrainën”.

Të enjten, Turqia deklaroi se mbështeste betejën e Ukrainës për integritet territorial dhe e cilësoi sulmin e Rusisë si “goditje e fortë” ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.