Teksa ushtria ruse po sulmon me të gjithë arsenalin Kievin, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i është drejtuar ushtrisë së Ukrainës që të dorëzojnë qeverinë e tyre
Putin u është drejtuar ushtarëve ukrainas duke thënë se e ka më të lehtë të bisedojë me ta se sa me politikanët që drejtojnë Ukrainën, të cilët i konsideron “neonazistë” dhe “bandë të droguarish”.
“Përplasjet nuk i kemi me ushtrinë e rregullt të Ukrainës, por me militantët nacionalistë që janë përgjegjës për gjakderdhjen që po shohim në Ukrainë. Këta nacionalistë që janë futur në ushtrinë ukrainase, po e përdorin atë që mbrojtje. Mund të shohim sesi këto forca neonaziste dhe nacionaliste kanë armatosur civilët në mënyrë që ne të fajësojnë Rusinë se po qëllon ndaj civilëve. E dimë që këtë po e bëjnë të këshilluar nga Shtetet e Bashkuara. E kam më të lehtë të flas me ju, të negocioj me ju se sa me këtë bandë nazistësh që kanë kapur Kievin”, tha Putin.
Presidenti rus përgëzoi edhe ushtrisë ruse, duke thënë se kanë vepruar me efikasitet dhe kanë luftuar heroikisht për të mbrojtur popullin rus dhe atdheun e tyre.