Angela Merkel është grabit teksa bënte pazar në një supermarket në Berlin mëngjesin e së enjtes. Sipas mediave gjermane, ish-kancelarja 67-vjeçare ndodhej në një dyqan në Morsestrasse në lagjen Charlottenburg, e shoqëruar nga “të paktën” një oficer sigurie.
Sipas Bild, portofoli – me kartë identiteti, kartë ATM, leje drejtimi dhe para cash – ishte i varur në një çantë në karrocën e Merkelit. Policia konfirmoi vetëm se “një zonjë 67-vjeçare raportoi një vjedhje në komisariatin e policisë Friedrichstrasse”.
Policia e Berlinit ka konfirmuar për gazetën se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.40 të së enjtes. Merkel nuk e telefonoi policinë nga dyqani, por shkoi vetë në stacionin e policisë aty pranë për të raportuar incidentin.
Ka mundësi që hajduti të ketë kuptuar se kush ishte viktima e vjedhjes dhe do e ketë kuptuar vetëm kur ka parë dokumentet e saj. Edhe gjatë izolimit të parë nga pandemia, fotografia e kancelares me karrocën e saj të ushqimeve bëri xhiron e botës.
Ajo mbushi vetë shportën e blerjeve dhe mallrat (përfshirë xhel dushi, fruta, perime) i vendosi në arkën transportuese të supermarketit dhe pagoi me kartë. Midis blerjeve ishin edhe katër shishe verë italiane.