Sport Milani ngec sërish, por barazimi është i dyshimtë, Udinese shënoi gol me...

Milani ngec sërish, por barazimi është i dyshimtë, Udinese shënoi gol me dorë?

Milani duket se është fiksuar tek barazimet . “Djajtë” e Milanos, pas barazimit në Salerno, nuk arrijnë të fitojnë në San Siro kundër Udineses.

Rezultati 1-1 vjen si pasojë e golave të Leao dhe Udogie në pjesën e dytë, gol ky i kontestuar nga milanistët për një prekje me dorë që më pas, e kontrolluar nga VAR, u cilësua si e rregullt nga arbitri. Por dyshimet janë të mëdha.

Udinese dominoi pjesën e dytë të ndeshjes, me një Milan që u tregua shumë konfuz për të shpresuar në trepikëshin. Milani kryeson me 57 pikë, tre më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak.