Kievi po vazhdon të goditet nga raketat ruse, ndërsa shpërthimet janë duke u dëgjuar kudo në kryeqytetin ukrainas. Deri mbrëmjen e sotme 137 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 316 janë plagosur.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm të negociojë me Vladimir Putin.
Një zëdhënës i presidentit ukrainas, tha se Zelensky është shprehur se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.
Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht për kohën dhe vendin ku do të zhvillohen bisedimet.
Ndërkohë Ukraina ka përgënjeshtruar se ka kundërshtuar një ofertë ruse për bisedimet për paqe. Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov, tha në Facebook: “Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime. Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar. Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus, pikërisht në këtë moment palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e zhvillimit të procesit të negociatave. Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale.”
Interfax, agjencia ruse e lajmeve, raporton se më shumë diskutime do të zhvillohen nesër dhe vendi ku do të zhvillohen bisedimet mund të Minsku.