Politika “Legalizimi i kanabisit krijon të ardhura”, Rama: Partnerët janë skeptikë, por ata...

“Legalizimi i kanabisit krijon të ardhura”, Rama: Partnerët janë skeptikë, por ata nuk jetojnë këtu

Kryeministri Edi Rama iu rikthye turit të këshillimit kombëtar në një takim me banorët në Dibër. Nga formalizimi i kursimeve të emigrantëve, te drejtësia, kanabisi dhe evazioni fiskal, ishin disa nga temat e trajtuara me banorët. Kryeministri kërkoi mendimin qytetar për shkak të dilemave, duke kërkuar që vendimmarrjet e qeverisë të mbështetet edhe te bindja e tyre.

Për legalizimin e kanabisit, kreu i qeverisë tha se partnerët ndërkombëtarë janë skeptikë, por ata nuk jetojnë këtu, ndërsa përmendi të ardhurat e rëndësishme që mund të burojnë prej tij.

“Sot mbase ka ardhur koha mundësinë e marrjes së këtij vendimi sepse legalizimi i kanabisit mjekësor si lëndë bazë për farmaceutikën po tregon që ka të ardhura të rëndësishme në ekonomi, krijon punësim një zë të ri në eksport dhe më shumë të ardhura. Po duke pasur parasysh historikun ne duhet të mendohemi dy herë para se të marrim këtë vendim. Në të njëjtën kohë kur vjen puna te partnerët ata janë skeptikë, por ata nuk jetojnë këtu”.

Partnerët ndërkombëtarë i shigjetoi edhe kur përmendi nevojën për drejtësi të publikut dhe dilemën e qeverisë.