Sokol Gjoka drejtori në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Jashtme thotë se Shqipëria ka qenë solidare në lidhje me nismën për të pritur qytetarët ukrainas në vendin tonë në rast nevoje.
Përmes një lidhje me Skype me emisionin “Publikisht” nga gazetarja Blerta Tafani ai theksoi se Shqipëria po luan rol kyç në diplomacinë shumëpalëshe duke përmendur pozicionin e saj si bashkë-pengmbajtëse e rezolutës në mbrojtje të Ukrainës, të hartuar bashkë me SHBA.
“Aleanca në kuadër të NATO-s është e fuqishme dhe e sprovuar. Në kushte të tilla edhe për shkak të agresionit rus është një organizatë që vepron në mbrojtje të interesave të vendeve anëtare por edhe paqes dhe sigurisë kudo në botë. Në mbledhjen e fundit ajo mori disa vendime të rëndësishme që i shërbejnë situatës dhe me një përgjigje dhe një vizion të qartë. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s ka qenë plotësisht solidare me qëndrimet e NATO-s kryesisht për krijimin e mundësive dhe pritjen në rast nevoje të qytetarëve ukrainas në vendin tonë.
Veprimet e Shqipërisë kanë filluar të japin efektet e tyre dhe këto ndihen në diplomacinë shumëpalëshe. Në Këshillin e Sigurimit Shqipëria merr pjesë për herë të parë ku ka luajtur një rol protagonist. Shqipëria dhe SHBA janë organizatorë të veprimeve në mbrojtje të sovranitetit territorial të Ukrainës. Një nga shkruesit e rezolutës është Shqipëria bashkë me SHBA.
Përvç veprimtarisë aktive të Shqipërisë në KS, Shqipëria ka një rol aktivv edhe në OSBE por edhe në KiE. kËSHILLi i Europës sot ka pezulluar Rusinë nga roli i saj. Kjo është hera e dytë që brenda harkut kohor të tetë viteve që kemi një veprim të përsëritur. Dje në OSBE kur Rusia ka marr fjalën për të treguar qëndrimin e saj vendet janë larguar duke e lënë vetëm me përfaqësuesin e Serbisë”, tha Gjoka.
Ai shtoi se janë 60 shqiptarë në Ukrainë të vendosur atje prej disa vitesh ku dhe kanë krijuar familje duke theksuar se Ministria e Jashtme është treguar e gatshme për t’i ndihmuar në rast se duan të largohen nga Ukraina.
“Ne nuk kemi shumë shqiptarë në Ukrainë. Mund të llogariten rreth 60 të tillë me familje dhe partnerë ukrainas. Janë familje të krijuar gjatë kësaj periudhës së fundit. Ministria e Jashtme është treguar e gatshme për t’i ndihmuar me numra komunikimi përmes ambasadave më të afërta në Ukrainë ku kanë mundësi të largohen dhe të mbështeten me logjistikë dhe infrastrukturë. Ne në Ukrainë kemi një komunitet të vjetër shqiptar në Odessa. Kemi edhe një numër te vogël përfaqësuesish pjesë të misionit të OSBE që vepron në Ukrainë që tanimë janë evakuuar. Ne jemi të angazhuar për t’i ndihmuar”, u shpreh ai.