Extra Shoferi ukrainas tallet me ushtarët rusë të mbetur pa benzinë: Nëse doni,...

Shoferi ukrainas tallet me ushtarët rusë të mbetur pa benzinë: Nëse doni, ju kthej pas në Rusi

Ka ende nga ata që arrijnë të përdorin ironinë, pavarësisht luftës që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Një video e postuar në Twitter tregon një shofer ukrainas që takon në rrugë disa ushtarë rusë të mbetur pa benzinë.

“Nëse doni, ju tërheq dhe ju dërgoj pas në Rusi”, thotë ironikisht ukrainasi që më pas i pyet nëse po shkojnë drejt Kievit.

Ushtarët nuk dinë ekzaktësisht çfarë drejtimi të marrin, ndërsa ukrainasi rrit dozat e ironisë: “Nëse po shkoni drejt Kievit, ushtarët tuaj po dorëzohen”. Rusët duket se i qëndrojnë shakasë dhe qeshin të dëfryer.