Aktualitet Lufta Rusi-Ukrainë, Gazprom reagon për furnizimin me gaz të Europës

Lufta Rusi-Ukrainë, Gazprom reagon për furnizimin me gaz të Europës

Një nga frikërat e përballjes ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës ishte dhe çështja e furnizimit me gaz të Europës, pasi linja kryesore e furnizimit kalon nga ky vend.

Në deklaratën e fundit për shtyp të Gazprom bëhet me dije se pavarësisht përballjes ushtarake, furnizimi me gaz i Europës do të vijojë normalisht. Sipas kompanisë, gazi do të vijojë ta kalojë tranzit përmes territorit ukrainas.

“Fluksi i furnizimit me gaz do të jetë sipas kërkesës së konsumatorëve europianë, rreth 107 milionë m3 në 27 shkurt”, shkruhet në njoftim.