Bota Rusia numëron qytetet ukrainase që ka marrë nën kontroll

Rusia numëron qytetet ukrainase që ka marrë nën kontroll

Forcat ruse kanë bllokuar qytetet Kherson dhe Berdyansk dhe kanë kryer një tjetër sulm me raketa në infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Ukraina kishte rimarrë Kherson në fillim të javës. Qyteti është në jug të Ukrainës, në veri-perëndim të Krimesë, ndërsa Berdyansk është një qytet port në lindje të Krimesë.

Konashenkov tha se qyteti i Henichesk dhe fusha ajrore Chornobayivka pranë Kherson ishin marrë gjithashtu nën kontroll.

Sipas tij, ushtria ruse dje ka goditur infrastrukturën ushtarake të Ukrainës duke përdorur raketa lundrimi të lëshuara nga ajri dhe nga deti.

Mbi 240 ukrainas të vrarë në 4 ditë luftime, 64 prej tyre civilë

Të paktën 64 civilë janë vrarë dhe më shumë se 116.000 persona janë larguar nga vendi pasi trupat ruse hynë në Ukrainë këtë javë, tha një agjenci ndihme e Kombeve të Bashkuara.

“Që nga ora 17:00 e datës 26 shkurt, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, OHCHR raporton të paktën 240 viktima civile, duke përfshirë 64 civilë”, tha zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në një raport.

Sipas këtij raportimi, shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë ‘dukshëm më të larta’.

Dëmtimi i infrastrukturës civile ka lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike dhe ujë. Qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa urat dhe rrugët e goditura nga bombardimet kanë lënë disa komunitete të shkëputura nga tregjet, thuhet në raport.

Ndërkohë, se më shumë se 160.000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 116.000 ishin detyruar të iknin në vendet fqinje.