Bota Ukrainasit nuk dorëzohen, rimarrin nën kontroll qytetin strategjik

Ukrainasit nuk dorëzohen, rimarrin nën kontroll qytetin strategjik

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin në qytetin kyç të vendit, Kharkiv.

Në një postim në Telegram, guvernatori i qytetit Oleh Synyehubov tha: “Kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni! Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”.

Trupat ruse mundën të hynin brenda natës në qytet, i dyti më i madh në Ukrainë.

Pamjet e qarkulluara në mediat sociale treguan përleshje në rrugë midis trupave ukrainase dhe ruse.

Pretendimet për kontroll janë të vështira për t’u verifikuar – por civilët në terren i kanë thënë gjithashtu BBC-së se Kharkiv është kthyer nën kontrollin e Ukrainës dhe se konflikti në rrugë po lehtësohet.