Gjermania do të planifikojë një fond prej 100 miliardë eurosh në buxhetin e vitit 2022 për modernizimin e forcave të armatosura.
Fondi do përdoret kryesisht për blerjen e dronëve dhe avionë të rinj ushtarakë.
Në një fjalim para parlamentit të dielën, kancelari gjerman Olaf Scholz tha: “Ne kemi nevojë për avionë që fluturojnë, anije që lundrojnë dhe ushtarë që janë të pajisur në mënyrë optimale për misionet e tyre ushtarake”.
Kjo do të thotë që Gjermania do të shpenzojë 2 për qind të GDP se saj për mbrojtjen, një objektiv i NATO-s që vendi nuk ka arritur ta përmbushë, me gjithë presionin e SHBA, veçanërisht të ish-presidentit Donald Trump.
Ky është hapi i radhës pas vendimit të Gjermanisë një ditë më parë për të dërguar armë në Ukrainë.
Kancelari gjerman tha se bota ka hyrë në një erë të re, pas pushtimit rus të Ukrainës dhe se nuk do të ketë përgjigje alternative ndaj agresionit rus.