Bota Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë, hera e parë që nga...

Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë, hera e parë që nga pushtimi sovjetik i Finlandës në 1939

Suedia njoftoi të dielën se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë.

Kryeministrja Magdalena Andersson tha se është hera e parë që Suedia po dërgon armë në një vend që ndodhet në konflikt, që nga pushtimi sovjetik i Finlandës në 1939.

Ajo tha se dërgesat përfshijnë 5,000 lëshues antitank me përdorim të vetëm, 5,000 helmeta, 135,000 pako ushqimore., etj.

Vendimi i Suedisë vjen pasi Bashkimi Europian njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me armë, duke shënuar herën e parë në histori që BE ndërmerr një hap të tillë.