Aktualitet FOTO/ Shkrumbohet makina, shoferi në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Shkrumbohet makina, shoferi në gjendje të rëndë në spital

Rreth orës 21.00 në sallën operative të Komisariatit të Policisë së Bulqizës është bërë një telefonatë se në aksin rrugor Qafa e Buallit – Klos një automjet ka marrë flakë.

Aty kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses ku kanë vënë re se një automjet tip “Ford Foxus “,  me targa AA 779 AJ, ka marrë zjarr në lëvizje e sipër dhe më pas është djegur plotësisht.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit me iniciale Sh.Ç. Policia thotë se si pasojë e flakëve ai ka marrë plagë të rënda.

Fillimisht ka marrë  ndihmën e parë  në spitalin e Bulqizës, por më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Policia thotë se shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet si pasojë e defektit të  baterisë së automjetit, por grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit.