Bota Zelensky: Të dënuarit me përvojë ushtarake do lirohen nga burgu për të...

Zelensky: Të dënuarit me përvojë ushtarake do lirohen nga burgu për të luftuar

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi sot ushtria ukrainase ka vrarë 4500 ushtarë rus. Ai tha se ka vendosur që të lirojë nga burgu të dënuarit që janë më përvojë lufte dhe ish-ushtarakët.

“Kur u zgjodha president deklarova se çdo ukrainas është president, sepse ne të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë. Për Ukrainën tonë të bukur. Tani që përballja ka nisur, çdo ukrainas është një luftëtar. Në gjendjen e jashtëzakonshme që po kalon vendin, ukrainasit që kanë përvojë të vërtetë ushtarake do të lirohen nga burgjet. Dënime që ata kanë do të hiqen dhe ata do të kompensojnë fajin që kanë kryer duke u bërë pjesë e betejës në pikat më kritike të luftimeve. Vendimi nuk është i lehtë për t’u marrë nga pikëpamja morale, por është dobishëm për mbrojtjen tonë. Mbrojtja e Ukrainës është detyra jonë më e madhe”, u shpreh Zelensky.

Ai kërkoi nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian që Ukraina të bëhet pjesë e Unionit duke nisur një procedurë speciale.