Sport Usyk si vëllezërit Klitschko dhe Lomachenko: Një tjetër boksier rikthehet në Ukrainë...

Usyk si vëllezërit Klitschko dhe Lomachenko: Një tjetër boksier rikthehet në Ukrainë për të luftuar

Thirrjes së autoriteteve ukrainase për mbrojtjen e vendit nga agresioni rus, po i përgjigjen shumë qytetarë, madje dhe personalitete të njohura nga bota e artit dhe sportit.

Oleksandr Usyk, medalje e artë olimpike (Londër 2012) dhe kampion i titujve WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO të peshave të rënda në boks, është kthyer në atdhe për t’u rekrutuar në ushtrinë territoriale ukrainase.

Boksieri 35-vjeçar javën e kaluar ishte i sigurtë në Londër, ku ishte i pranishëm në sfidën e Champions League mes Chelsea dhe Lille, por është kthyer në Ukrainë në fundjavë pa hezituar.

Një zgjidhje e frymëzuar nga dashuria për vendin e tij dhe që ndjek shembullin e dhënë nga tri herë kampioni i peshave të lehta në boks Vasiliy Lomachenko dhe ish-kolegët Vladimir dhe Vitaliy Klitschko.