Bota Gjashtë ngjarjet e pazakonta që shkaktoi pushtimi rus i Ukrainës

Gjashtë ngjarjet e pazakonta që shkaktoi pushtimi rus i Ukrainës

Në foto një instruktor duke stërvitur një grua si të përdorë një kallashnikov në Kharkiv, Ukrainë.

Që nga 24 shkurti, bota vijon të mbetet nën tronditjen e luftës që ka pushtuar Ukrainën. Edhe pas bisedimeve që u zhvilluan ditën e sotme mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, Moska nuk ka e ndalur sulmin, duke e lënë situatën njësoj shqetësuese.

Gjatë këtyre 5 ditëve, përveç Ukrainës dhe Rusisë, situatat e pazakonta kanë përfshirë edhe vendet e tjera si Gjermania, Zvicra, Suedia, ngjarje që nuk kishin ndodhur ndonjëherë më parë.

– BE dërgon armë në një konflikt të armatosur për herë të parë në histori.

– Gjermania përmbys politikën historike, nis raketa dhe armë antitank në Kiev dhe iu rikthye financimit të ushtrisë.

– Suedia dërgon ndihma ushtarake në një konflikt të armatosur për herë të parë nga 1939.

– NATO aktivizon për herë të parë “Aktin e Mbrojtjes Kolektive”.

– Sekretarja e Jashtme mbështet britanikët që duan të shkojnë në luftën e Ukrainës.

– Zvicra braktis neutralitetin e saj historik, miraton sanksione kundër Rusisë.